Kurti nesër në Tiranë, i jepet “Çelësi i Tiranës”
Albin Kurti, nesër në vizitën e parë të tij si Kryeministër i Kosovës, qëndron në Tiranë. Takimet i nisë me homologun e tij, Edi Ramën, me të cilin dy vitet e fundit i kishin ftohur raportet.
Kurti nesër pritet nga kryeministri i Shqipërisë, me të cilin do të mbajnë konferencë të përbashkët. Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, që vjen nga Partia Socialiste, Kryeministrit të Kosovës do t’ia japë “Cëlësin e Tiranës”.
Kurti do të takohet edhe me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën dhe me kreun e Kuvendit shqiptar, Gramos Ruçin.
Në agjendën e Kurtit është edhe takimi i tij me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Kurti për herë të fundit është takuar me Ramën menjëherë pasi i fitoi zgjedhjet e 6 tetorit. E para këtij takimi, dy miqtë e dikurshëm nuk kishin pasur deklarata kundërthënëse për shkak të përkrahjes që Rama po i bënte presidentit Hashim Thaci në ndryshimin e kufijve të Kosovës.