Kurti në Greqi: Ne duhet të bashkohemi, elementët destabilizuese kërcënim për demokracinë

“The Economist”  ka organizuar një forum në Greqi me temë “Thellimi i Solidaritetit: Si mundet Evropa të dalë më e fuqishme nga trazirat aktuale gjeopolitike?” ku ka marrë pjesë dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Në fjalën e tij Kryeministri i Kosovës situata në Veri të Kosovës, ku theksoi se momenti aktual kërkon mbështetje të palëkundur për demokracinë dhe mbrojtësit e saj.

“Ne duhet të bashkohemi, si forca që kundërshton elementët destabilizuese që përbëjnë një kërcënim të madh për demokracinë”, deklaroi Kurti.

Kryeministri i Kosovës bëri një përshkrim të situatës në Veri të Kosovës.

“Këto aktivitete bien ndesh drejtpërdrejt me sundimin e ligjit dhe vlerat demokratike që përfaqëson Kosova. Marrëdhënia mes Kosovës dhe Serbisë mund të karakterizohet më së miri si një vend, Kosova, që punon për të ndërtuar veten për herë të parë, duke u përpjekur për sukses të vërtetë demokratik, ndërsa një vend joliberal përpiqet ta mbysë këtë progres, duke përdorur taktika të përdorura shpesh nga figura si Putini”, ka theksuar Kurti.

Sa i përket sulmit në Basnjkë, Kurti tha se organizimi i planit ishte kryer nga Beogradi me qëllim pushtimin e territoreve të një shteti të pavarur.

“Më 24 shtator, një muaj më parë, agresioni që kemi parë kulmoi kur trupat e armatosur paraushtarake që ishin trajnuar në bazat zyrtare ushtarake në Serbi hynë në vendin tim dhe hapën zjarr ndaj forcave të policisë, duke vrarë një nga policët tanë. Në të njëjtën kohë, Serbia u angazhua në atë që SHBA e përshkruan si një ngritje ushtarake “të paprecedentë” përgjatë kufirit tonë. Në ditët që pasuan, një sasi e konsiderueshme provash tregonin përfshirjen dhe planifikimin e një pushtimi më të madh nga vetë shteti”, tha Kurti.

SHKARKO APP