Kurti nuk heq dorë nga gara për kryeministër: Lista jonë do t’i ketë 110 kandidatë

Paçka që edhe Gjykata Supreme nuk e lejon kandidimin e Albin Kurtit për zgjedhjet e 14 shkurtit, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje nuk bën hapa pas.

Për “KosovaPress”, ai ka thënë se pas dy javëve do të fitojnë shumicën parlamentare, duke u shprehur i bindur se do të dalin të parët.

“Priten zgjedhjet me shkurt, ne do të garojmë me listën tonë. Lista jonë do të ketë 110 kandidatë edhe ne do të fitojmë. Jo vetëm që do të dalim të parët, por shumicën popullore do të bëjmë shumicë parlamentare me 14 shkurt, e çdo ditë pas asaj dite”, ka deklaruar Kurti.

SHKARKO APP