Kurti nuk humbet kohë, mbledh për herë të parë kabinetin e ri qeveritar, paralajmëron vendime

Albin Kurti menjëherë sapo ka marrë postin e kryeministrin nuk humbet kohë dhe mbledh menjëherë qeverinë re.

Kurti ka thënë se pret nga ministrat e rinj të sapoemëruar angazhim dhe propozime konkrete.

Ai paralajmëron vendime konkrete, teksa më parë ka kërkuar një plan urgjent për pandeminë.

“Nga zyra ime do të ketë bashkëpunim në çdo kohë por do të ketë edhe veprim. Qytetarët presin punë dhe angazhim dhe përfaqësim. Në ditët në vazhdim pres nga secili nga ju që të vini me propozime për vendime konkrete që i keni parë ndër vite,. Unë besoj në dijet dhe kapacitete [tuaj po tani ka ardhur koha që t’u tregojmë edhe qytetarëve që emërimi juaj në këto pozita është meritor. Le të punojmë me nder dhe përgjegjësi. Këtë javë do të takohemi në mbledhjen e punës ku do të marrin vendimet e nevojshme siç e parasheh ky kabinet i yni qeveritar”, tha Kurti.

SHKARKO APP