Kurti nuk merr pjesë në Samitin e sotëm në Tiranë, zbulohet arsyeja

Ditën e sotme në Tiranë do të mbahet Samiti rajonal mbi Planin e Rritjes.

Kosova në samit do të përfaqësohej nga kryeministri Albin Kurti, i cili nuk do të marrë pjesë fizikisht, por do të marrë pjesë virtualisht.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për median KP.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka treguar se Kurti nuk do të marrë pjesë fizikisht për shkak të angazhimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Për shkak të angazhimeve të mëparshme, kryeministri I Kosovës, Albin Kurti nuk do të jetë i pranishëm fizikisht në Samitin e sotëm në Tiranë. Megjithatë kryeministri Kurti do të jetë pjesë e Samitit virtualisht përmes një video-adresimi”, tha Kryeziu.

Por ky nuk është justifikim real, pasi kryeministri kosovar duhej të vinte në Samit, pasi flitet për projekte financiare edhe për Kosovën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?