Kurti paralajmëron rezistencë: Qeveria në detyrë deri në zgjedhje të reja
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka paralajmëruar rezistencë për të qëndruar në qeveri deri në zgjedhje të reja.
Teksa një koalicion LDK, AAK, Nisma është gati për t’ia marrë qeverinë dhe do jetë Gjykata Kushtetuese do jetë ajo që do vlerësojë dekretin e Thaçit për mandatin e qeverisë së re, Kurti vijon me dëshirën e tij për zgjedhjet të parakohshme.
Sipas tij vërtet qeveria u rrëzua, por populli i ngrit kundër kësaj.
“Zgjedhjet e lira demokratike me masa mbrojtëse ndaj qytetarëve do të mbahet dhe ka parti tjera që po kërkojnë këtë. Qeveria do të vazhdoj të mbetet në detyrë deri në zgjedhjet e reja. Qeveria u rrëzua, por një popull i tërë u ngrit”, ka deklaruar Kurti.