Kurti paralajmëron: Rishikojmë të gjitha marrëveshjet e arritura me Serbinë

Tridhjetë e tri marrëveshje të arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të rishikohen. Një gjë të tillë e ka kërkuar Lëvizja Vetëvendosje, e cila pritet që të udhëheqë me ekzekutivin.

Kreu i kësaj partie, Albin Kurti, ka thënë se fillimisht do të shohin se cilat marrëveshje janë zbatuar dhe çfarë ka ndikuar në jetën e qytetarëve.

“Së pari duhet ta shohim se çfarë është zbatuar, çfarë jo dhe duhet ta shohim se cila ishte përmasa e ndikimit të atyre marrëveshjeve në jetën e qytetarëve, t’i nxjerrim mësimet e duhura sesi të ecim sigurt përpara”, ka thënë Kurti për ekonominaonline.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurti thotë se muajt e parë të qeverisjes do të merren me këtë çështje duke mos neglizhuar mësimet pozitive dhe negative të këtij procesi të rëndësishëm për vendin.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ky është synimi ynë që në muajin e parë në zyrën e Kryeministrisë, e në qeverinë tonë të përbashkët, të dimë si të ecim siç duhet pikërisht duke mos neglizhuar mësimet, qofshin pozitive apo negative nga e kaluara”, ka thënë Kurti. /EO

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?