”Kurti po mban peng Kosovën”, Abazi: Paguan miliona euro për të mbajtur pushtetin

Ish-zv/kryeministri i Kosovës, Haki Abazi kritikon ashpër Albin Kurtin, liderin e partisë ku dikur ateronte. Abazi tashmë në radhët e AAK-së së Ramush Haradinajt, e akuzoi kryeministrin në detyrë se u investua në fushatën e zgjedhjeve lokale duke shfrytëzuar edhe fondet publike për të bindur votuesit që të zgjedhin kandidatët e VV-së për komunat.

”Në pikturën e madhe shënojnë regres demokratik, jo në kuptim alarmant. Sepse në javën e fundit kryeministri në detyrë që është duke e mbajtur peng Kosovë për një vit, shpërndan miliona euro për studentët dhe lajmëron rritje të pensioneve që janë forma tipike ballkanike të keqpërdorimit të buxhetit kur ke pushtetin ekzekutiv. Kjo në një vend që është më i varfëri në Europë ka ndikimin e vetë në cilësinë e vendimmarrjes së individëve për formën e votimit.

Kjo nënkupton që nuk lë gur pa lëvizur në kuptimin e ndryshimit sepse e kuptojnë se në këtë lloj shumësie të pluralizmit politik një përqindje dhe fare e vogël ndryshon raportin e partive politike. Kosova ka shënuar regres në këto katër-pesë zgjedhjet e fundit pikërisht për aplikimin e metodave të ndryshimit dhe orientimit të votës përmes fuqisë politike. Kemi formë të keqpërdorimit të aseteve publike. Vazhdon forma e të menduarit si mendësi politike e monopolit. Nuk flitet për zgjidhjen e problemeve fondamentale”, tha Haki Abazi në A2 CNN.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, kritikoi Albin Kurtin se ka ndërtuar një makineri fashiste të denigrimit të personaliteteve që i dalin kundër Vetëvendosjes. Si shembull mori ish-ministrin e dorëhequr të Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili sipas Abazit ka zgjedhur të heshtë përballë shantazhit.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Liburn Aliu, ish-themeluesi i VV, një nga shtyllat e VV-së nuk i dëgjohet zëri se e di që ka një makineri që e ka ndërtuar edhe ai vetë që do ta shkatërrojë deri në fund. Kemi të bëjmë me pakënaqësi në Kosovë që ose ngulfatet ose shantazhohet ose tërhiqet. Ju them se Lëvizja Vetëvendosje ka një makineri fashiste që shkatërron personalitet të rëndësishme të politikës kosovare. Nuk njoh në historinë e demokracisë së Kosovës”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?