Kurti: Qeveria e re do të drejtohet nga unë
Albin Kurti është i bindur se do të jetë ai që do të formojë qeverinë. Në një reagim për mediat, tha se do udhëheqë sërish me ekzekutivin e ri të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
“Së pari rezultatet përfundimtare, pastaj certifikimi, pastaj bisedimet. Qeveria, e sigurt, e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe unë”, tha Kurti shkurtimisht për gazetarët. Kurti nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve se me cilat parti opozitare partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, është më e përafërt.
Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit me 42.27 për qind të votave të fituara apo 48 ulëse në Kuvendin me 120 vende. Kjo nënkupton se kjo parti nuk mund ta formojë e vetme ekzekutivin e ri, për të cilin duhen 61 deputetë.
KOHA JONË SONDAZH

