Albin Kurti refuzon Presidentin Thaçin për herë të dytë
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti e ka refuzuar edhe njëherë ftesën e presidentin Hashim Thaçi. Përmes një letre të publikuar në faqen zyrtare të Vetëvendosjes, ai ka njoftuar se është jashtë vendit dhe nuk do të jetë në Kuvend as në orën 20:00.
“Ju faleminderit për dy ftesat e sotme që të takohemi sot, ftesa këto që fillimisht publikoheshin nëpër portale, pastaj mbërrinin në zyrën tonë”, -thuhet në letrën e Kurtit për Thaçin.
“Sot isha jashtë vendit. Nuk mund të vij sonte”, ka shkruar tutje Albin Kurti në letrën e tij. Ai në fund të letrës i ka lënë mesazh, duke i thënë se ata mund të takohen ditëve në vijim. “Për tu konsultuar për caktimin e mandatarit, për formimin e Qeverisë, takohemi gjatë ditëve në vijim. Ndërkohë po i shqyrtoj këto nenet që i keni përmendur në dy letrat tuaja”,- thuhet në letrën e Kurtit.