Kurti shfaq provat ruso-serbe, Osmani lidhjet e Serbisë me sulmin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zbarkoi në Bruksel. Ajo u takua me presidentin e ri të Këshillit të Bashkimit Europian, Antonio Costa. Fokusi i bisedës ishte tek siguria, konkretisht në sulmin e fundit terrorist ndaj infrastrukturës jetike të Kosovës që rrezikoi të linte një pjesë të madhe të qytetarëve pa ujë dhe energji.
“Ajo prezantoi para Presidentit Costa dëshmitë për lidhjet e Serbisë me këtë sulm, si dhe me sulmin e shtatorit të vitit të kaluar, i cili ishte akt agresionin daj Kosovës. Ajo shtoi se kryeterroristi që kishte zbatuar urdhrat e Beogradit zyrtar për sulme ndaj Kosovës, pra Radojqiç, akoma është i lirë dhe kjo dëshmon mungesën e gatishmërisë së Serbisë për përgjegjësi dhe llogaridhënie për aktet e agresionit ndaj Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti gjatë qëndrimit në Bruksel ka informuar Ndihmës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien, për provat që lidhin Serbinë dhe Rusinë me aktin e sabotimit në veri. Kurti theksoi rëndësinë e arrestimit dhe ekstradimit të kryeterroristit Milan Radoiçiç, që të përballet me drejtësinë në Kosovë për sulmin terrorist në Banjskë, të kryer shtatorin e vitit të kaluar.