Kurti sot në zyrë si kryeministër, Tasholli: Sfida të vështira e presin

Me shumicë votash, Kuvendi i Kosovës votoi për formimin e Qeverisë së re të udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti. Qeveria e re është rezultat i koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Analisti Ismail Tasholli, thotë se tashmë qytetarët presin zgjidhje profesionale, ndërsa u shpreh se Kosovën e pret një sfidë e vështirë sa i përket dialogut me Serbinë.

”Qytetarët tashmë presin zgjidhje profesionale. Jetojmë në një fazë ku shpeshherë problemet e qytetarëve nuk kanë përcaktim të majtë apo të djathtë. VV ka shumë elementë që nuk mund të përcaktohen si të majta apo të djathta. Nesë shtetin e reduktojmë vetëm te kursimi i parasë nuk do të ketë sukses”,-tha në ”Abc News”.

Sa i përket fjalës së mbajtur në Kuvend, Tasholli theksoi se shpërthimi i Kurtit shihet si një mllef i akumuluar për një kohë të gjatë. ”Shpërthimi i djeshëm është i akumualuar nga një kohë e gjatë. Mllefi ka shpërthyer për të thënë që ne jemi këtu. E rëndësishme është që Kurti është zgjedhur kryeministër dhe e ka terrenin e hapur për të provuar veten. Gjuha e komunikimit ka qenë e ashpër mes Vetëvendosjes dhe partive të tjera. Një faza e vështirë politike e pret Kosovën, sidomos sa i përket dialogut me Serbinë. Nuk dihet se si do të reagojë ndaj taksës”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?