Kurti takohet me O’Brien: Kosova konstruktive në dialog, marrëveshja e aneksi duhet zbatohen të plota

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zëvendësen e tij, Donika Gërvalla Schwarz, kanë takuar në Nju-Jork dy zyrtarët e lartë të SHBA-së, Ndihmës Sekretarin Për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Jame O’Brien, emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof dhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak.

Kurti i ka pritur të tre diplomatët e huaj në konsullatën e Republikës së Kosovës në Nju-Jork. Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Kurti ka thënë se Kosova është e përkushtuar dhe angazhohet në mënyrë konstruktive në procesin e dialogut dhe ka thënë e Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i saj i implementimit duhet të zbatohen të plota. Në takim është diskutuar edhe për përvjetorin jubilar të Procesit të Berlinit dhe për bashkëpunimin rajonal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?