Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Të shmangim katastrofën humanitare në Kosovë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh lider i opozitës në Kosovë, u ka nisur të hënën një letër të hapur ambasadorëve dhe diplomatëve të huaj që veprojnë në vend, duke iu kërkuar që të ndihmojnë institucionet në përballimin e pandemisë së Covid-19.

Sipas Kurtit, situata është dramatike dhe ndihma ndërkombëtare është jetësore për të shmangur një “katastrofë humanitare”, siç shprehet. “Tani, në emër të popullit të Kosovës, publikisht ju kërkoj juve dhe vendeve tuaja që t’u siguroni institucioneve të kujdesit shëndetësor të Kosovës pajisjet e nevojshme mjekësore dhe burimet njerëzore për të parandaluar që një krizë shëndetësore të shndërrohet në një katastrofë humanitare”, shprehet Kurti.

Ish-kryeministri nuk i kurseu kritikat ndaj qeverisë Hoti, e cila sipas tij ka dështuar të veprojë me përgjegjësi. Prej ditësh Kosova regjistron shifra të larta të pandemisë, me 14 viktima dhe 172 raste të reja të shënuara në 24 orët e fundit.

SHKARKO APP