Kurti tregon nëse Vjosa Osmani pranon koalicionin qeverisës

Kosova zhvilloi të dielën zgjedhjet e parakohshme pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Këto zgjedhje u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje me kandidat për kryeministër Albin Kurtin por ky i fundit nuk plotëson dot kuotën me 61 deputetë për të marrë qeverisjen  e vendit. Në një intervistë për ”Top Channel”, Kurti tregon nëse ka marrë përgjigje nga Vjosa Osmani, kandidatja e LDK, e cila doli e dyta në zgjedhje dhe ka fituar 30 deputetë.

Në mitingun e djeshëm fitues që ju patët në shesh i keni çuar një ftesë Vjosa Osmanit, keni marrë përgjigje për atë ftesë?

Unë do të kontaktoj sot me ta sepse besoj se koalicioni i Lëvizjes Vetëvendosje me Lidhjen Demokratike të Kosovës është rruga e duhur përpara, ne kemi shumë punë sepse kemi humbur shumë kohë kemi shumë shanse të shpërdoruara në të kaluarën prandaj ky koalicion duhet të ndodhë. Shpresoj që të jemi më të shpejtë se sa kemi qenë në të kaluarën në kuptimin e bashkëpunimit ndërmjet VV në njërën anë dhe LDK-së në anën tjetër. Programin e kemi shumë të qartë prej zhvillimit ekonomik duke e forcuar dhe sektorin privat me bankë zhvillimore të republikës e me fond sovran investues deri tek luftimi i krimit dhe korrupsionit si dhe te lidhja e tregut të punës me shkollime cilësore.

SHKARKO APP