Opozita fiton zgjedhjet në Kosovë. Kurti: Unë kryeministri i ri. Osmani: Nuk ka ende fitues

Opozita ka fituar zgjedhjet në Kosovë. Rezultatet paraprake tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë fituar shumicën e vendeve në Parlament.

Kur janë numëruar mbi 92 %  e votave, VV ka marrë 25.85 %, ndërsa LDK 24.85 %. Diferenca aktuale është vetëm 6200 vota për VV. Dy partitë nuk janë në koalicion, por kanë premtuar gjatë fushatës së do të qeverisin së bashku. Në këto zgjedhje gara ishte mes tyre se kush do të merrte drejtimin qeverisë dhe postin e Kryeministrit.

Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë shpalli në orën 00:10 fitoren e zgjedhjeve. Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti Kreu në një deklaratë për mediat deklaroi se ai do të jetë kryeministri i ri i Kosovës. Kurti shpjegoi dhe disa nga pikat kryesore ku do fokusohet qeverisja e tij, si dialogu me Serbinë dhe çështjet ekonomike. Kurti foli dhe për deklaratat e mëparshme që ka bërë për bashkimin mes Shqipërisë dhe Kosovës. “Ne jemi dy shtete të ndryshme dhe kjo mbetet për të ardhmen e afërt, por jemi një komb dhe vendet e tjera të BE janë shumë me afër njëra-tjetrën sesa ne”,- tha Kurti. Komenti i parë në mediat ndërkombëtare është se “një parti  nacionalist fitoi zgjedhjet në Kosovë”. Kurti tha se ditën e sotme do të nisë negociatat për qeverinë me LDK-në.

Por ndërsa VV ka nisur festën, kandidatja për kryeministres e LDK, Vjosa Osmani, deklaroi se ende nuk ka një fitues. fituesi, fitore e madhe e opozitës. Vjosa Osmani, kandidate e LDK-së për kryeministre, ka thënë se sonte s’mund të flitet për fitues, pasi duhet të pritet deri në numërimin e të gjitha votave. Edhe pse Vetëvendosje prin para LDK-së me rreth shtatë mijë vota më shumë, me 85 për qind të votave të numëruara, Osmani ka thënë se rezultati i sotëm tregon fitore të madhe të opozitës.

“Në radhë të parë dua të falënderoj të gjithë qytetarët për pjekurinë e treguar në këtë proces zgjedhor e në veçanti për pjesëmarrjen masive që rezultoi me largimin e partive që deri tani kanë keqqeverisur e me fitoren e madhe të opozitës.. Për sonte pajtohemi që s’mund të shpallet fituesi meqenëse do të presim deri në numërimin e votës së fundit. Rezultati do të përcaktohet nga mërgata dhe votat me kusht siç duket”, ka deklaruar ajo. “Natyrisht që do të presim rezultatin final, sepse siç e keni parë dallimi ishte herë te ne herë te na. Dallimi tani është 0.7 për qind dhe është i domosdoshëm numërimi i votave me kusht dhe mërgatës që mund ta bëjnë dallimin. Në fund do të respektojmë në tërësi vullnetin e sovranit”, ka thënë Vjosa Osmani.

SHKARKO APP