Kurz: Marrëveshja me Kosovën, kusht themelor për BE

Kancelari austriak, Sebastian Kurz tha se është e mundur të arrihet një zgjidhje për çështjen e Kosovës në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. Kurz shtoi se qëndrimi i qeverisë austriake është se ajo duhet të përkrahet nga çdo marrëveshje që çon në një zgjidhje afatgjatë.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, kancelari austriak tha se Vjena zyrtare beson se nëse vjen deri te marrëveshja që ofron paqe afatgjate, nuk mund të qëndrojë në atë marrëveshje.

“Ne do ta mbështesim atë. Ky është qëndrimi i qeverisë. Sa i përket kësaj, është edhe një shumicë në BE. Nuk mund të jetë detyra e BE-së të jetë një pengesë në një proces kaq të rëndësishëm, por duhet të jetë mbështetja. Por ne jemi të vetëdijshëm se ka një rrugë të gjatë për arritjen e një marrëveshjeje të përbashkët”, tha Kurz.

SHKARKO APP