Kurz: Serbia në BE vetëm nëse arrin te një zgjidhje me Prishtinën

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, tha të hënën në Beograd se është e rëndësishme që dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës jo vetëm të vazhdojë, por edhe të përfundojë me sukses, sepse një gjë e tillë, siç u shpreh ai, është mënyra e vetme për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Është një mundësi unike që historia të mbetet histori dhe së bashku të ecim drejt së ardhmes”, tha Kurz në konferencën e përbashkët për media me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Nga këndvështrimi im, ky dialog duhet të përfundojë me sukses dhe për këtë u kërkoj njerëzve që t’i mbështesin të gjithë politikanët që duan të marrin këtë rrugë. E kemi të rëndësishme bashkëjetesën paqësore, që e kaluara të mbetet e kaluar dhe në këtë rajon të ketë qëndrueshmëri e paqe dhe jo shkatërrim e luftë”, tha Kurz. Vuçiq tha se Austria, edhe pse para dhjetë vjetësh e ka njohur pavarësinë e Kosovës, e mbështet çdo zgjidhje midis Beogradit dhe Prishtinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Serbët dhe shqiptarët janë milje larg nga çdo zgjidhje, por nëse arrijnë të bëjnë kompromis, kjo do të garantonte paqen në 100 vjetët e ardhshëm”, tha Vuçiq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?