Kusari-Lila: Vdekja e gruas shtatzënë shton alarmin për pasojat e infeksionit

Ish-kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gruas dhe foshnjës së saj të pa lindur, sot në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ishte e shtrirë në gjendje të rëndë që nga 15 prilli, e infektuar me COVID-19.

Kusari-Lila përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo vdekje e dyfishtë shton pikëllimin dhe ngre alarmin për pasojat e infeksionit.

“Mëngjesi na erdhi me lajmin e trishtë për humbjen e jetës së gruas shtatzënë nga Gjakova si pasojë e infeksionit me #Covid19. Ngushëllime familjes dhe gjithë të njohurve të saj. Vdekja e dyfishtë e Nënës dhe bebes së saj të palindur, shton pikëllimin dhe ngre alarmin për pasojat e infeksionit”, shkruan Kusari-Lila.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo ka thënë se ky alarm duhet të na shtyjë të respektojmë masat parandaluese dhe të merret me seriozitet secili sugjerim i institucioneve shëndetësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ky alarm duhet të na shtyjë për respektim strikë të masave parandaluese dhe marrje me seriozitet të gjitha sugjerimeve për mbrojtje dhe izolim në këtë kohë pandemie. Kohën e humbur pa dalë në natyrë apo pa u takuar me të tjerët e kompenzojmë menjëherë kur të përfundon kjo situatë, por jetën e humbur assesi. #RriNëShtëpi”, shkruan ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?