Kush do të jetë kryenegaciatori me Serbinë? Avdullah Hoti e tregon pa dilema
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ai do të udhëheqë dialogun me Serbinë, pasi kështu e thotë Kushtetuta e Kosovës. Gjykata Kushtetuese bëri të ditur ne anë të një vendimi në vitin 2019 se kryeministri është udhëheqës në arenën ndërkombëtare.
Hoti thotë se ka pasur kontakte me Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, menjëherë pasi u zgjodh kryeministër.
“E para unë menjëherë dje pas zgjedhjes kam pasur kontakt me Lajcakun. Ai i ka të qarta orientimet tona sa i përket dialogut. Vumë kontaktet e para me të. Edhe me zotin Borrell dhe institucionet tjera”, ka thënë ai në RTK.
‘’Sa i përket mënyrës se si do të bëhet dialogu është e qartë: Kryenegociator do të jem unë. Kështu e thotë Kushtetuta. Nuk e vendosi unë por Kushtetuta”, thotë Hoti.
“Unë nuk do të bëjë gabimin duke zgjedhur mes SHBA-së dhe BE-së. Jemi me të dyjat”, tregon ai.