Kush është emëruar komandat i shqiptarëve të ISIS
Ridvan Haqifi është emëruar komandant ‘në parimin e islamit’, në krye të xhematit të shqiptarëve në ISIS.
Ishte shumë i varfër dhe hamall në Gjilan. Tashmë është komandant i shqiptarëve në ISIS. Terroristi me gisht lart duke kërcënuar në foton e njohur tashmë ndërkombëtarisht është Ridvan Haqifi.
Ai është lindur në fshatin Bukovik më 4 korrik të vitit 1990. Vjen prej një familje shumë të varfër dhe është në lidhje familjare me Naim Aliun, (nip i tij) aktualisht Kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) në Gjilan. Por, në kohën kur Haqifi u radikalua ai ishte në pozitën e ligjëruesit kryesor në rrethin e Gjilanit.
Sipas të dhënave që posedon Gazeta Metro, Haqifi që tani është drejtuesi i shqiptarëve në ISIS ishte radikalizuar nga Zeqirja Qazimi, një imam i dënuar me 10 vite burg për rekrutim të terroristëve.