Kush është rusi që u plagos dhe arrestuar në veri, Rusia flet për provokim nga Kosova

Mihail Krasnashefkov, është emri i shtetasit rus i cili u arrestua dhe u plagos sot gjatë operacioni policor në veri të vendit.

Kranashefkov, sipas presidentit të vendit Hashim Thaçi, ishte  diplomat i infiltruar.

Ai është trajtuar në spitalin e Mitrovicës.

I plagosur dhe po ashtu i arrestuar është  edhe  një qytetar nga komuniteti serb me emrin  Ivica Millovanoviq.  Edhe Millovanoviq ka pranuar trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës.

Për aksionin në veri ka reaguar edhe Rusia.

Ministria e Punëve të Jashtme e këtij vendi akuzon Kosovën për provokim pasi policia e vendit, arrestoi siç thotë Moska, 13 serbë në komunat e banuara me serbë në veri të Kosovës, shkruan Reuters.

Mediumi britanik shkruan tutje se Serbia urdhëroi forcat e saj të sigurisë të jenë në gjendje gatishmërie të martën pasi policia kosovare ngriti një operacion të madh.

Aksioni në zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore Prishtinë udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, u zhvillua bazuar në dyshimin e përfshirjes së disa zyrtarëve policor dhe të disa qytetarëve në; “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si; “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar” etj.

SHKARKO APP