Kush po na i shëmton heronjtë?!
Nga Bislim Ahmetaj –
Turp kush e ka shëmtuar deri në këtë masë Adem Jasharin.
Turp e faqja e zezë për atë që ka paguar pare për ta paraqitur kaq keq Heroin e Kombit, Adem Jasharin.
Mediokritet dhe ligësi njëherësh vendosja e kësaj gërmadhe artistike që më shumë i ngjet një shpife arash se një pune artistike në një qëndër tregtare e cila frekuentohet nga mijëra njerëz në ditë.
Po si mund të jetë Adem Jashari pa bythë morë ligavec?!
Po kujt i ka ndejt gaditu Adem Jashari o mjeran?!
Po ku ja ke gjetë atë karrabinë me ja varë në krah mor legen?!
Po ftyrën more i paftyrë pse ja ke ba si të Marksit?!
Haram i paç paret që ke marrë ti që je paraqitë si skulptor, po edhe ai që ti ka dhanë dhe nuk e heq urgjentisht atë skulpturë të shëmtuar nga njëra prej qëndrave më të mëdha tregtare në Prizeren.
Është hera e dytë që Adem Jashari përçudnohet, shfytyrohet, çvlerësohet, shëmtohet nga pseudo artistë, apo skulptor amator dhe kjo tashmë s’më duket më një ngjarje e rastësishme.
Herën e parë e patën vendosur në hyrje të rrugës së ambasadave në Tiranë një “përmendore” që e paraqiste Adem Jasharin bash si një përbindësh.
Prezantim më shpërfytyrues dhe të frikshëm para qytetarëve të Shqipërisë dhe përfaqësuesve të trupit diplomatik në Tiranë se sa ajo pamje e legjendarit Adem Jashari s’mund të kishte.
Falë zotit veproj arësyeja dhe ajo vjelltinë e bronxtë që ngjallte frikë dhe neveri u zevëndësua me një përmendore dinjitoze të skulptorit meritor Muntaz Dhrami.
Kjo që pash sot në një qëndër biznesi në Prizeren ishte edhe më përçudnuese, edhe më çvlerësuese, edhe më e trishtueshme.
Heqja urgjente e asaj shemtie prej ku e kishin mbjellur ligësisht do të ishte jo vetëm një shërbim në emancipimin e shijeve estetike e kulturore të qytetarëve por edhe një kontribut për edukimin kombëtarë të brezave.
Shëmtimi i heronjëve përmes pseudoartit për mua është punë e qellimshme e mendjeve djallëzore që shqiptarët i duan keq e më keq.
Lexoni edhe..