Kush se mbajti premtimin për heqjen e vizave për Kosovën?

Qytetarët e Kosovës kanë marrë në vijimësi premtime nga politikanët për heqjen e vizave  dhe lëvizjen e lirë në zonën Shengen, ndërsa këta të fundit nga Brukseli.

Por fakti është se edhe sot që flasim, Kosova mbetet i vetmi vend në rajon pa viza.

Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, për Rtv Ora thotë se ky proces është bllokuar si nga Brukseli ashtu edhe politika e brendshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hoxhaj: BE ka qenë i padrejtë në raport me Kosovën, jo fair. Nuk ka vlerësuar jo vetëm punën e Kosovës, por edhe vetë punën e institucioneve të BE. Kemi punuar 12 vite që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza drejt zonës Shengen. KE ka dalë disa herë me raporte, janë miratuar në Parlamentin Europian. Por KE dhe PE përfaqësojnë dhe interesat e shteteve anëtare. Arsyeja pse deri tani nuk ka një vendim pozitiv për Kosovën nuk ka të bëjë me KE, PE, apo Brukselin por shtetet anëtare të BE dhe një gjë e tillë dëmton kredibilitetin e BE në raport me Kosovën, është një trajtim i padrejtë. Besoj se mund të ketë lajme të mira nëse menaxhohet kjo valë e parë e Covid-19. Por liberalizimi i vizave mund të arrihej në 2016 dhe nuk u arrit për shkak të fajit të një pjese të LDK, VV, AAK dhe Nismës. Tani është një temë që është shtyrë në pafundësi. Prandaj në raport me temat e jashtme duhet të jemi më të vëmendshëm dhe strategjikë dhe të mos blejmë kohë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?