Kushtetuesja rrëzon opozitën: Thaçi, president

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka hedhur poshtë kërkesën e opozitës për zgjedhjen e Hashim Thaçit President.

Lajmi i mësuar nga “Express”, shton se ky vendim i gjykatës do të bëhet publike në orët në vijim gjatë kësaj dite.

Sipas tij, gjykata e ka konsideruar të pabazë ankesën e opozitës për zgjedhjen e Thaçit President. Në këtë mënyrë, atij i hapet rruga për t’u ulur në zyrën e presidentin pa pasur probleme ligjore.

Para tij, Gjykata Kushtetuese kishte rrëzuar nga pozita presidentin Fatmir Sejdiu dhe Begjet Pacolli.

Në fillim të muajit mars, tri partitë opozitare Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, kishin dorëzuar në Kushtetuese, kërkesën e cila kontestonte zgjedhjen e Hashim Thaçit, president të Kosovës.

Opozita vlerësoi se janë shkelur procedurat në seancën për zgjedhjen e kreut të shtetit. Një nga shkeljet e detektuara sipas opozita është prania e 120 deputetëve në sallë e në fakt, aty ishin 119, ngaqë Ramush Haradinaj ka dorëzuar mandatin një seancë më herët.

SHKARKO APP