Kuvajti mbështet anëtarësimin e Kosovës në UNESCO
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në takim Ambasadorin e Shtetit të Kuvajtit në Tiranë, Najeeb A. Al-Bader, të cilin e falënderoi për përkrahjen që Kuvajti po jep për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
Gjatë takimit Thaçi dhe ambasadori Najeeb A. Al-Bader diskutuan edhe për thellimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, për marrëveshjen për Komitetin e Përbashkët të Bashkëpunimit dhe marrëveshjen për mbrojtjen e investimeve, që tashmë janë finalizuar. Por, Thaçi dhe Al-Bader folën edhe për disa marrëveshje të tjera për bashkëpunim ndërshtetëror në bujqësi dhe arsim./