“Kuvendi i degjeneruar”

“Në fakt jam tërhequr nga pozita e deputetit në Kuvendin e Kosovës. Tërheqja është më tepër një protestë për shkak të degjenerimit të organit më të lartë të shtetit në vendimmarrje. Nuk po e shoh Kuvendin të marrë vendime që i duhen vendit tonë. Kjo do të thotë se unë nuk jam tërhequr nga politika. Punën time politike do ta përqendroi në Nisma për Kosovën”, kështu ka deklaruar Jakup Krasniqi i cili hoqi dorë nga mandati deputetit dy ditë më parë. Krasniqi thotë se dorëheqja e tij është më tepër në shenjë pakënaqësie me mënyrën e funksionimit të organit më të lart të shtetit.

Krasniqi siguron anëtarësinë e Nismës se do të jetë përkrah tyre. Para dorëzimit të mandatit të deputetit Krasniqi ka biseduar me Fatmir Limajn.

“Unë në Nisma dhe politikë e ndjej vetën shumë mirë. Ne politikë rrihet aty ku ke vullnet dhe ndjehesh mirë”, ka theksuar Jakup Krasniqi.
“Seanca e jashtëzakonshme ishte kulmi. Unë nuk dëshiroj të jem aty ku merren vendime të pamenduara dhe të dëmshme për vendin. E më se paku dua të jam aty ku merren vendime sipas diktateve. Diktatet nga do që vijnë kanë qenë dhe janë të dëmshme”, ka deklaruar ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Krasniqi ka shtuar se do të vazhdojë që gjithë angazhimin politik ta orientojë në Nisma për Kosovën pa kursyer asgjë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lidhur me mundësitë e përfarimit të Nismës me subjekte tjera opozitare, Krasniqi tha se Nisma është subjekt i pavarur politik, me program dhe profilizim të qartë politik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?