Kuvendi i jep FSK-së dritën jeshile për misione ndërkombëtare, Haradinaj: Zoti e bekoftë Kosovën e Amerikën!
Me 92 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë miratuar Propozim-Vendimin e Qeverisë për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.
Të gjitha grupet parlamentare fillimisht u shprehen pro këtij vendimi teksa kërkuan nga Qeveria e Kosovës që të rrisë buxhetin dhe përkrahjen për FSK-në.
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj në një postim në facebook thotë se dërgimi i kontingjentit të Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ioëa për mision paqeruajtës, është jetësim i punës së vazhdueshme dhe strategjike që kemi bërë në vazhdimësi si Kosovë, për të vendosur partneritet dhe aleancë të përjetshme me ShBA-të.
“Ushtria e Kosovës u bë me bekimin e Gjeneralit Mattis dhe sot Kuvendi i Kosovës mori vendim historik, për t’i dhënë drejtim synimit tonë, për një ushtri që do të sigurojë paqen në vend dhe në botë!Gëzuar Kosovë!Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë Amerikën!”