Kuvendi i Kosovës mblidhet të enjten, do të jetë pjesë edhe Atifete Jahjaga
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish të enjten dhe pritet të zhvillojë dy seanca plenare. Në seancën e parë që fillon nga ora 11:00 është parashikuar që Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga t’u adresohet deputetëve, sipas detyrimit kushtetues që ka për adresim një herë në vit. Në këtë seancë, pjesëmarrjen e tyre e kanë konfirmuar gjatë ditëve të fundit edhe deputetët e opozitës, ndërsa nuk kanë dhënë qëndrimin përfundimtare nëse do të lejojnë adresimin e presidentes apo jo. Liderët e opozitës kanë deklaruar një ditë më parë se qëndrimin përfundimtar do ta japin para fillimit të seancës.
Sipas TCH, Menjëherë pas përfundimit të fjalimit vjetor të Presidentes, Kuvendi pritet të vazhdojë seancën e së hënës që u ndërpre për mungesë kuorumi, e ku kanë mbetur për miratim disa pika të rendit të ditës. Për këtë seancë, opozita ka paralajmëruar se do të bëjë bllokadë si në seancat e kaluara për ta pamundësuar zhvillimin normal të saj.