Kuvendi i Kosovës miraton Ligjin për Trepçën
Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi Ligjin për Trepçën, nëpërmjet të cilit Qeveria e Kosovës do të ketë 80 përqind të askioneve, ndërsa 20 përqind të tyre do të kenë punëtorët e Trepçes
Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi Ligjin për Trepçën, nëpërmjet të cilit Qeveria e Kosovës do të ketë 80 përqind të askioneve, ndërsa 20 përqind të tyre do të kenë punëtorët e Trepçës.
Pas shqyrtimit të parë të këtij projektligji, Grupet Parlamentare paraqitën 21 amandamente në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri. Seanca e dytë filloi me votimin e këtyre 21 abstenimeve, ku ato të paraqitura nga komisioni funskional kaluan, kurse ato të paraqitura nga Lëvizja VETËVENDOSJE nuk kaluan nga votimet.
Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa, u shpreh se komisioni nuk ka aprovuar amendamentet të cilat e ndryshojnë konceptin e ligjit dhe shtoi se aksionarët nuk mund të aprovojnë statusin e tyre pa miratimin e Kuvendit.
“Eshtë me rëndësi se në pikën tjetër Kuvendi duhet të japë pëlqimin lidhur me shfrytëzimin e resurseve natyrore dhe tjetërsimin e aseteve”, u shpreh Mustafa.
Ndërkaq, kërkesa kryesore e grupit parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE ishte që Trepça të quhet Ndërmarrje Publike. “Trepça mund të jetë shoqëri aksionare por e karakterit publik”, u shpreh Glauk Konjufca, deputeti nga radhët e VETËVENDOSJE-s.
Së fundi me 79 vota pro, 14 abstenime dhe asnjë kundër, ndërmarrja Trepça u kthye në pronësi të Qeverisë dhe punëtorëve.
Pas miratimit të Ligjit për Trepçeën, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar miratimin e këtij ligji, duke theksuar se ky i hapë rrugën e zhvillimit të vendit. “Në Javën e Minatorit, në fillim të këtij viti, u pata premtuar Minatorëve se zgjidhjen e Trepçës do e bëjmë në të mirë të të gjithëve. Sot u aprovua Ligji për Trepçën, ligj ky që i hapë rrugë zhvillimit. Me Fat!”, ka shkruar Mustafa në rrjetet sociale.