Kuvendi i Kosovës voton sot rezolutën kundër murit në Mitrovicë

Kuvendi i Kosovës do mblidhet sot në orën 10:00, ku pritet të votohet edhe një rezolutë që flet për murin e ngritur në afërsi të urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Në agjendën parlamentare të ditës së sotme, njoftohet se në vazhdimin e seancës që mbahet sot votohen edhe dy projektligje, njëri që ka të bëjë me faljen e borxheve publike dhe tjetri për ndalimin e dhunës në ngjarjet sportive.

Pika e katërt e rendit të ditës së sotme është votimi i “Propozim-rezolutës lidhur me ndërtimin e murit në mënyrë ilegale në pjesën Veriore të Mitrovicës”.

SHKARKO APP