​Kuvendi miraton buxhetin 2021

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në lexim të dytë projektligjin për buxhetin e vitit 2021. Pro miratimit të projektligjit për buxhetin ishin 85 deputetë, ndërsa nuk kishte abstenim dhe as vota kundër.

Buxheti është miratuar me procedurë të shpejtë me një mocion procedural të propozuar nga deputetët.

Në këtë formë, amendamentet nga 1 deri 13 janë votuar si pako, teksa si pako janë votuar edhe amendamentet nga 13 deri në 150, të cilat janë pa përkrahjen e komisionit funksional. Të njëjtat nuk janë miratuar përveç njërës.

SHKARKO APP