Ky është ideatori i krimeve ndaj shqiptarëve në rajonin e Gjilanit (Foto)

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi, në një postim të tij në Facebook, përmend emrin që ka qenë përgjegjës për krime në rajonin Gjilanit, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

llaziqi4

“Ideator i krimeve në Zhegër dhe në Malësinë e Karadakut, por edhe ne Komunën e Gjilanit, është Gjura Llaziq. Ky ka organizuar sjelljen e vullnetarëve nga Serbia. Fotot janë të marsit 1999: gjenerali Pavkoviq me Gjura Llaziqin në kafenenë ‘Jelen’ në Gjilan”, ka shkruar Kajtazi në profilin e tij në Facebook.

llaziqi2

LLaziqi ka qenë ministër pa portofol në Qeverinë e Serbisë. Kajtazi thotë për Telegrafin se njësitet e sjella nga ai në Gjilan, kanë ardhur nga rrethina e Leskocit dhe e Nishit, ndërsa mbi të gjitha kanë krime në Zhegër, në Llashticë, Përlepnicë dhe Malesinë e Karadakut.

llaziqi3

“Ai jeton në Serbi, askush deri sot nuk e ka hetuar”, ka thënë Kajtazi, i cili ka publikuar edhe një dokument, në të cilin thuhet se pjesëtarët e njësitit nga Leskoci janë shëndosh e mirë në Kosovë.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1072998886127419&set=pcb.1073001029460538&type=3

SHKARKO APP