Ky është komandati i Forcave të Sigurisë

Presidenti Hashim Thaçi riemërton komandatin e Forcës së Sigurisë gjenerallejtënantin Rrahman Rama.

“Duke u bazuar në përgjegjësitë e mia kushtetuese dhe ligjore, e dekretova edhe për një mandat të ri pesëvjeçar” thuhet në njoftimin e presidencës.

Nga ana e tij  Komandanti Rama u betua se do të vazhdojë t’i shërbejë atdheut dhe mbrojtjes së qytetarëve tanë.

“Jam i bindur se gjenerallejtënant Rama do t’i kryejë me zell, nder dhe dinjitet të gjitha detyrat e tij. Ai ka dhënë kontribut të rëndësishëm në tranzicionin e deritashëm dhe mandati i tij i ri do të jetë vazhdim i forcimit dhe konsolidimit të mëtejmë të forcës sonë” shkruan Thaçi

SHKARKO APP