Ky është qyteti shqiptar ku nuk ka asnjë lypës

Bajram Mjeku, ish-zëdhënës i komunës së Prishtinës, pasi ka kaluar situatën e rënies së kokrrave të mëdha të breshërit, të cilat dëmtuan një pjesë të madhe të prodhimeve bujqësore, kujton një fakt që siç thotë, e bën të ndihet mirë.

Ai shprehet se Rahoveci është i vetmi qytet i Kosovës, e ndoshta edhe i Shqipërisë, ku njerëzit nuk i shikon në rrugë duke kërkuar lëmoshë.

Sipas Mjekut, kjo gjë ndodh pasi rahovecarët janë punëtorë.

Ata ngrihen që në mëngjes herët për të punuar tokën e vreshtat dhe kthehen në shtëpi pasi erret.

Postimi i plotë i Mjekut:

Në cilin qytet të Kosovës nuk sheh asnjë lypës?
Breshëri i fundit, i cili dëmtoi prodhimet bujqësore në komunën e Rahovecit, më kujtoi një fakt, i cili gjithmonë më bën të ndjehem mirë.
Rahoveci është i vetmi qytet i Kosovës, në të cilin nuk sheh asnjë njeri duke kërkuar lëmoshë. Ndodh kështu për faktin se rahovecjanët janë shumë punëtorë e humanistë, njerëz të urtë dhe të mirë.
E rahovecjanët, të cilët dalin për të punuar pa çelë agu në vreshtat e tyre dhe kthehen në shtëpitë e tyre me terrin e parë, nuk mendojnë asnjëherë për gjëra të këqija, sepse vetëm njerëzit punëtorë i bëjnë punët e tyre dhe nuk merren kot me punët e të tjerëve.
Prandaj në Rahovec nuk sheh njerëz duke kërkuar lëmoshë, sepse ndihmojnë njëri-tjetrin derisa janë shumë të dashur e punëtorë”.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10159179916843868&set=a.10152111353603868&type=3&theater

SHKARKO APP