Ky ishte momenti historik kur Kosova shpalli Pavarësinë (VIDEO)
12 vjet më parë, Kosova shpalli pavarësinë e saj.
Para 12 vitesh, në Kuvendin e Republikës së Kosovës u shpall Pavarësia, seancë kjo e udhëhequr nga kryeparlamentari i atëhershëm, Jakup Krasniqi.
Leximin e deklaratës së Pavarësisë e bëri kryeministri atëhershëm, Hashim Thaçi.
Pas çlirimit të Kosovës, shpallja e Pavarësisë ishte ngjarja më e historike dhe më e madhja e shtetit tonë.
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës u bë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39.