Ky kryebashkiak i pastron vetë varret e dëshmorëve

 

Pushteti ka përgjegjësi. E këtë si duket më së miri po e kupton kryetari i Hanit të Elezit në Kosovë, Refki Suma.

Suma është kandidat i pavarur dhe për dy mandate ka qenë kryetar i Hanit të Elezit.

Jemi mësuar duke e parë që të bëjë punë të mira në atë komunë, punë të cilat mbase nuk i ka për detyrë.

Mirëpo kësaj radhe, Suma me iniciativën e tij ka pastruar varret e dëshmorëve të kombit në atë komunë, ka kositur barin dhe ka mbjellë fidane të reja. Le të shpresojmë që kjo do të shërbejë si shembull edhe për komunat e tjera.

SHKARKO APP