Ky mjek nigerian do të dëshmojë kundër Thaçit për trafik organesh

Mjeku nigerian Philip Njemnzes, ka pranuar që t’u japë hetuesve serbë dëshmi dhe të dëshmojë për atë që mediat serbe po e quajnë “trafikim organesh”, në të cilat gjoja është i implikuar edhe ish-udhëheqësi i UÇK-së, tani Zv.kryeministri i vendit Hashim Thaçi.

“Qëndroj pas çdo fjale që e kam thënë kundër Thaçit dhe Okorochas. Të gjitha informatat dhe dëshmitë që i kam për tregtinë ilegale, jam i gatshëm t’i ndaj me cilindo institucion zyrtar, përfshirë edhe Prokurorinë e Serbisë”,- citon gazeta “Blic” e Beogradit, të ketë thënë Philip Njemanze, transmeton “Koha.net”.

Media të Beogradit prej një jave po shkruajnë për gjoja implikimin e Thaçit në trafikim organesh të serbëve të rrëmbyer në Kosovë, gjatë dhe pas luftës.

SHKARKO APP