Lajçak: 2021 do jetë vit i mirë në raport me Ballkanin. Palmer: Qëllimi kryesor i dialogut Kosovë-Serbi, njohja reciproke

Teksa emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se viti 2021 ka potencial që të jetë vit i mirë për raportet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer është shprehur direkt se dialogu mes dy shteteve duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Në një konferencë për media të martën, të dy janë shprehur se kanë vizituar Kosovën për të demonstruar bashkëpunimin transatlantik, para takimit të fundqershorit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Lajçak ka thënë se viti 2021 ka potencial të jetë vit i mirë për Ballkanin Perëndimor.

“Do të ketë samit të BE-së në nëntor dhe këto platforma janë mundësitë që të ecet përpara për Ballkanin, përfshirë Kosovën”, ka thënë ai, raporton Koha.net.

Në anën tjetër, Palmer ka thënë se SHBA-ja e ka qëllim kryesor të dialogut njohjen reciproke dhe hapat në rrugën e anëtarësimit të të dy vendeve në BE. Ka përsëritur se SHBA-ja është partnere e procesit dhe se “vizioni për rajonin është që të avancohet dialogu drejt arritjes së marrëveshjes finale”.

SHKARKO APP