Lajçak dhe Bujar Osmani bisedime për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ka diskutuar në Vjenë me kryetarin e OSBE-së dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, për situatën në Kosovë.

Lajçak ka thënë në llogarinë e tij në Twitter se gjatë bisedës ka përshëndetur përpjekjet e Zyrës së OSBE-së për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës.

“Ne diskutuam edhe kryesimin e OSBE-së nga Maqedonia e Veriut në vitin 2023, sfidat me të cilat përballet organizata dhe të ardhmen e OSBE-së”, ka shkruar Lajçak në një postim në rrjetet sociale. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?