Lajçak: Diskutimet e kësaj jave produktive, presim raundin tjetër të dialogut Beograd-Prishtinë
Përmes një postimi në Twitter, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak shkruan se diskutimet e kësaj jave ishin produktive.
Ai shton se pret raundin tjetër të bisedimeve të ekspertëve të dialogut Beograd-Prishtinë.
Lajçak: Diskutimet politike të kësaj jave në nivelin ekspertësh mbi personat e zhdukur dhe personat e shpërngulur ishin produktive dhe konstruktive. Mezi presim raundin tjetër të bisedimeve të ekspertëve të dialogut Beograd-Prishtinë së shpejti.