Lajçak diskuton me nënsekretarin e OKB- së: Kemi mbështetjen e plotë të tij në këtë proces

Emisari special, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit të tij në New York ku po mbahet Asambleja e OKB-së, ka takuar disa zyrtarë.

Në fokus të bisedimeve, ka qenë dialogu Kosovë-Serbi. Një takim ka zhvilluar së fundmi edhe me nënsekretarin e OKB-së, Jean Pierre Lacroix, të cilin e falenderon për mbështetjen e plotë të tij.

“Gjithmonë e dobishme për të krahasuar shënimet me Nënsekretarin e Përgjithshëm të OKBË-së Jean-Pierre Lacroix mbi dinamikën në Ballkanin Perëndimor dhe zhvillimet e fundit në dialog. Faleminderit për mbështetjen e plotë!”, ka shkruar Lajçak në X.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në New York, Lajçak zhvilloi takime edhe me presidenten Vjosa Osmani. Pas takimit me të, emisari bëri me dije se diskutimet do të vazhdojnë. Po ashtu, ai ka takuar edhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?