Lajçak kërkon përfshirjen e opozitës në dialogun me Serbinë, takon edhe Listën Serbe
I dërguari i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, ka kërkuar përfshirjen e opozitës kosovare në këtë proces.
“U takova me liderët e partive opozitare në Kosovë dhe i nxita ata të bashkohen në dialog dhe ta vendosin atë mbi linjat e partiveë për të forcuar pozicionin e Kosovës”, tha diplomati sllovak pas takimit.
Sipas tij, nuk ka rrugë tjetër përveç dialogut dhe vetëm një marrëveshje përfshirëse do të zgjidhë problemet e pazgjidhura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Në takimet e mia me udhëheqësit e partive të koalicionit, kishte një kuptim i qartë se nuk ka asnjë mënyrë tjetër rreth dialogut Beograd-Prishtinë dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse do të zgjidhë të gjitha çështjet e pazgjidhura”, ka shkruar Lajçak.
Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë ai u takua dhe përfaqësuesit e Listës Serbe dhe Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.
“Duke informuar përfaqësuesit e Listës Serbe dhe Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë mbi dialogun dhe duke dëgjuar pikëpamjet e tyre, përfundova ditën time të plotë të takimeve sot”, ka shkruar diplomati sllovak.
Lajçak do të përmbyllë vizitën nesër me një takim me me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa dhe më pas një konferencë me gazetarët.