Lajçak kërkon themelimin e Asociacionit: Vetë e keni nënshkruar

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, këtë të dielë ka deklaruar se nga Brukseli pret një vendim largpamës nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç për çështjen e Kosovës.

Lajçak në fjalën e tij ka deklaruar se tashmë ka përfunduar propozimi i tekstit për personat e dëbuar dhe të zhdukur, ndër të tjera ai ka theksuar se është e rëndësishme që  të përmbyllet çështja e Asociacionit të Komunave Serbe.

Ne presim që ai të marrë një vendim largpamës, kurse ai pyet: ‘Si mund t’ua shpjegoj qytetarëve se është mirë për ta?’. Ky proces negocimi ishte i lidhur me perspektivën evropiane të vendit që nga fillimi, dhe tani Vuçiç pyet: ‘ Sa do të fitojnë aperspektivë evropiane?’”, tha Lajçak.

Lajçak, siç transmetojnë mediat serbe, ka thënë se gjëja më e vështirë ishte dialogu të rifillonte dhe përsëriti se qëllimi është një marrëveshje gjithëpërfshirëse obligative.

Aktualisht po diskutojmë për tema shumë komplekse, duke përfshirë pretendimet financiare dhe të drejtat e pronës”, tha Lajçak.

Sipas tij, tashmë ka përfunduar propozimi i tekstit për personat e dëbuar dhe të zhdukur, si dhe për bashkëpunimin ekonomik, por siç shtoi ai, “edhe këtu vlen parimi që asgjë nuk është rënë dakord derisa të arrihet dakordimi”

Ai ka thënë se çështja e Asociacionit të Komunave Serbe, e cila, siç kujtoi ai, tashmë ishte dakorduar në marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015, por ato nuk ishin zbatuar.

SHKARKO APP