Lajçak: Mora mbështetjen e 27 vendeve të BE për rinisjen e dialogut Kosovë- Serbi
I dërguari i BE, Miroslav Lajçak ka shkruar se ka marrë tashmë mbështetjen e 27 vendeve anëtare për të rifilluar dialogun Kosovë- Serbi.
Në Kosovë janë skeptikë për Lajçak teksa qeveria e ardhshme dhe Presidenti Thaci janë më shumë me sytë nga Grenell. Madje Thaçi ka refuzuar të marrë pjesë në negociata nëse është Lajçak në tryezë.
Por Lajçak tashmë ka marrë bekimin e gjithë vendeve të BE dhe kërkon tashmë një rifillim të dialogut aty ku ngeci para disa vitesh kur qeveria e Haradinajt bllokoi çdo bisedim me taksën për mallrat sebe.