Lajçak uron Hotin dhe qeverinë e re: Bashkëpunim të ngushtë për dialogun me Serbinë

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav-Lajçak, teksa ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës, Avdullah Hotin, ka dhënë dhe një mesazh të qartë.

Përmes një shkrimi në Twitter, Lajçak ka thënë se pret bashkëpunim të ngushtë me Hotin për dialogun me Serbinë dhe perspektiven Evropiane.

“Urime zgjedhja e Avdullah Hotit, kryeministër i Kosovës. Presim bashkëpunim të ngushtë me të në mbështetje të dialogut me Serbinë, në perspektiven Evropiane, për popullin e Kosovës”, ka shkruar ai.

SHKARKO APP