LAJM I FUNDIT/ Orteku i borës në Brezovicë, humb jetën djali i Nexhat Dacit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në pikën turistrike të Brezovicës në Kosovë, ku një ortek dyshohet se i ka marrë jetën  një personi.

Orteku ka rënë në vendin e quajtur “Folea e Shqiponjës”. Ilir Morina, drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë ka konfirmuar rastin për rtv21.tv se një person ka vdekur, dhe një tjetër është shpëtuar në momentet e fundit.

“Njërin e kemi shpëtuar, tjetri ka vdekur”, ka thënë Morina. “Dyshohet se viktima Arian Daci është djali i Nexhat Dacit”, ka thënë më tej Morina.

Sipas tij, ata kanë shkuar në Brezovicë dhe kanë bërë sporte ekstreme jashtë stazhës, gjë që dyshohet se ka shkaktuar ortekun

Ngjarja është regjistuar rreth orës 13:00 të mesditës së sotme.

Brezovica është shndërruar në një nga pikat turistike më të preferuara edhe për shqiptarët, që në masë të madhe e vizitojnë gjatë fundjavave.

SHKARKO APP