Lajm i fundit/Policia arreston Albin Kurtin (FOTO+Video)
Policia e Kosovës po arreston deputetin e Vetëvendosjes Albin Kurti. Arrestimit të Kurtit u përpoqën ta ndalonin deputetët Driton Çaushi dhe Rexhep Selimi por përsëri policia arrestoi Kurtin. Ndërkaq pak më herët Policia ka arrestuar edhe deputetet Donaika Kadaj dhe Albulena Haxhiu.
Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti është arrestuar nga Policia e Kosovës në bazë të urdhërarrestit të lëshuar ndaj tij për rastin e gazit lotsjellës.
Deputeti i VV-së është arrestuar derisa po hynte në objektin e Kuvendit të Kosovës për vazhdimin e seancës.
Ndaj Kurtit dhe deputeteve Albulena Haxhiu e Donika Kadaj-Bujupi është lëshuar urdhërarrest pasi munguan në Gjykatë për rastin e gazit lotsjellës.
Gjykatësi i Themelores në Prishtinë, Beqir Kalludra, këtë veprim e ka marrë pasi që Kurti, Haxhiu, e Kadaj, kanën hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. /Gazeta Express/