Lajm i mirë. Ramush Hardinaj në RTK, pa viza në BE, para muajit Mars

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë qytetarët e tij. Shefi i qeverisë së Kosovës ka thënë për RTK se se liberalizimi i vizave do të ndodhë në mars të vitit të ardhshëm. Po ashtu, sipas tij, po këtë muaj do të formohet edhe ushtria e Kosovës.

“Kosovarët mund të lëvizin pa viza para muajit mars të vitit që vjen.  Gjithashtu edhe FSK-ja para atij muaji, mund të shndërrohet në ushtri të Kosovës.Madje muaji mars mund të jetë koha më e largët kur këto dy procese mund të realizohen”, tha Haradinaj.

Për këto dy çështje dhe shumë të tjera, kryeministri do të udhëtojë më 18 dhjetor në Bruksel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është hera e parë që për liberalizimin e vizave dhe formimin e ushtrisë së Kosovës, sipas kryeministrit ka një afat kohor e që është marsi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?