“Lajm i tmerrshëm”, Behgjet Pacolli reagon për vrasjen e gruas së ish këshilltarit të tij

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, e ka quajtur tragjedi vrasjen e gruas së ish këshilltarit të tij, Naim Murseli.

Ai ka publikuar foton e çiftit, duke theksuar se ndan dhimbjen me familjen e së ndjerës, Liridonës.

“Lajm i tmerrshëm për tragjedinë në familjen e Naim Murselit.
Dhimbjen time e ndaj me familjen e të ndjerës Liridona”, ka shkruar Pacolli.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku 33-vjeçarja dyshohet se u vra nga dy persona, të cilët i bën pritë makinës ku ajo udhëtonte me bashkëshortin e saj dhe dy fëmijët.

SHKARKO APP